Site icon Telegrafi

Kaevski: Është arritur marrëveshje me ASH, na duhet një bllok pro-evropian

Është arritur marrëveshje mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për parimet programore që kemi pasur si parti politike, për hyrjen e ASH-së në Qeveri, informoi deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski për “TV24”.

“Qëllimi më i rëndësishëm është BE-ja, të cilën zoti Taravari e pranoi si parim. Ne kemi nevojë për një bllok pro-evropian, në krahasim me një bllok që nuk i mbështet këto procese. Çdo subjekt që ka deputetë në Kuvend, por edhe ata që nuk janë, dhe që avokon për BE-në është i mirëseardhur”, tha Kaevski.

Ai theksoi se nevojitet një bllok që do ta shtyjë vendin përpara.

“Dera është e hapur edhe për Alternativën, pra që ata të mbeten në Qeveri. Alternativa do ta njoftojë vendimin e saj. Alternativa mbështet parimet për të cilat qëndron Qeveria. Është parti që i ka përkrahur proceset dhe do t’i përkrahë, pavarësisht nëse janë në opozitë apo në pushtet”, tha Kaevski./Telegrafi/

Exit mobile version