Site icon Telegrafi

“Ka qenë kaos”: Kështu i përshkruan mjeku izraelit, orët e para të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

“Ka qenë kaos”, ka thënë Raphael Poch, një zëdhënës për shërbimet kombëtare vullnetare të urgjencës mjekësore të Izraelit “United Hatzalah”.

Ai tha për programin Newsday të BBC-së se u zgjua herët në mëngjes të shtunën nga breshëria e raketave që ishin pjesë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, i cili deri më tani ka vrarë rreth 900 njerëz, përcjell Telegrafi.

Në orët e tmerrshme që pasuan, Poch tha: “një pjesëtar i vullnetarëve tanë u plagos dhe një u vra ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e njerëzve të tjerë që u plagosën”.

Lexo po ashtu Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë

Bëhet e ditur se rreth 1,500 vullnetarë në të gjithë Izraelin u dërguan për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për njerëzit.

Poch përshkroi se si i transportuan të plagosurit me helikopterë dhe auto-ambulanca në spitalet më të afërta.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Ndërkohë vullnetarët e rinj vazhdojnë të ndërhyjnë për të zëvendësuar ata që janë të lodhur dhe kanë nevojë për pushim, shtoi ai.

“Ne po shkojmë nga shtëpia në shtëpi në qytetet ku njerëzve u thuhet të mos largohen ose të dalin nga shtëpitë e tyre sepse është shumë e rrezikshme, duke u dërguar atyre ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”, citohet të ketë thënë ai.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”. /Telegrafi/

Exit mobile version