Site icon Telegrafi

“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar

Mesfushori shqiptar i Trabzonsporit, Enis Bardhi, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën e klubit turk ku ai luan, duke u ndalur në krahasimet me Leo Messin, në kohën kur të dy luanin në La Liga.

Trabzonspor zë vendin e tretë në renditje dhe me gjasa të mirë të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm.

“Është me të vërtetë klub i madh. Viti i kaluar ishte i vështirë, por jemi me më shumë shpresë në këtë vit. Kemi plane dhe synojmë të jemi të suksesshëm në fund të edicionit”, ka thënë Bardhi.

Në kohën sa luante te Levante, krahasohej me një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messin, sa i përket goditjeve të dënimit.

Argjentinasi shihet si një prej lojtarëve më të suksesshëm nga gjuajtjet e lira.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë lojtarët shqiptarë më të paguar në futboll – Muriqi më lartë se Xhaka, befasojnë Hysaj dhe Muçi

“Ka pasur raste kur unë isha më i mirë se ai. Sepse unë shënova 7 gola në 25 goditje me faull, dhe ai shënonte 8 gola në 52 goditje me goditje dënimi. Kur të shikoni përqindjen, unë isha më mirë. Po e them me shaka pak”.

“E vërteta është se ndihem shumë mirë kur bëjnë krahasime të tilla. Sigurisht, kur je vetëm 22 vjeç dhe shënon 7 gola nga goditjet e lira në një sezon, është gjithashtu një gjë e mirë”.

Bardhi ka thënë se e ka shikuar Manchester Unitedin dhe Cristiano Ronaldon me admirim kur ishte fëmijë.

“E dua futbollin shumë. Messi ka vend të veçantë tek unë”, ka thënë ndër të tjera Bardhi. /Telegrafi/

Exit mobile version