Juventusi po përgatitet që të bëjë revolucion në klub duke e emëruar trajner Pep Guardiolan, ndërsa në krye të listës për përforcime është portugezi Joao Felix.
Sport Mediaset shkruan se klubi italian do të synojë nënshkrimin me manxherin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan si zëvendësim për Massimiliano Allegri, që do të largohet me shumë gjasa në fund të sezonit.
Edhe emri i Zinedine Zidane është i lidhur me klubin prej disa kohësh, por kampionët e Serie A duan që të filozofia e tyre të lidhet me stilin menaxherial të Guardiolas.
Megjithatë, Juventusi ka një detyrë të vështirë ta josh spanjollin 48 vjeçar pasi ka kontratë deri ën vitin 2021 dhe ka pagë prej 23 milionë euro.
Vëllai i Pep, që është edhe menaxher i tij, Pere, ka qenë në një takim me drejtorët e Juventusit në Torino dhe në Milano.
Në anën tjetër po punohet edhe për transferime të reja, ku mesfushori sulmues i Benficas, Joao Felix është në krye të listës.
Gazeta spanjolle AS shkruan se klubi italian është duke e kryesuar garën për yllin 19-vjeçar, i cili gjithashtu është i lidhur me Manchester Unitedin.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka pasur bisedime në Torino me presidentin e Benfica, Luis Filipe Vieira dhe agjentin e Felix, Jorge Mendes.
Mesfushori sulmues, i cili shënoi kundër Porto të shtunën e ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Real Madridit, Atlético Madridit dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/