Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juvenusit për shumë e 100 milionë eurove. Ai do të prezantohet të hënë, ndërsa blerja e tij ka tronditur jo pak opinionin sportiv.
Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në ueb faqen e klubit.
Por sa është çmimi i një fanelle? Fanellat kushtojnë nga 137 euro, ndërsa ka edhe 104 euro.
Dyqani i Juventusit në Milano kishte një rresht të pafund tifozësh prej se kur u hap nga ora 10 e mëngjesit, shkruan Yahoo Sports.
Since Juventus announced the signing of Cristiano Ronaldo, Juventus' social media platforms have grown significantly
Instagram: + 1.4m
Twitter: + 1.1m
Facebook + 500k. #brilafm #brilasports #ronaldo #juventus #football pic.twitter.com/b2bi0IkWik— Sports Radio Brila FM (@Brilafm889) July 12, 2018
Sipas një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.
Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara .
Nmë total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino.
https://twitter.com/21Bet/status/1017769661100937216
Sipas Il Sole 24 Ore, nëse llogaritet nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.
Një matematik e thjeshte thotë se gjysma e çmimit të blerjes së Ronaldos është nxjerrë. Blerja e Ronaldos nga Juventusi po del të jetë fitimprurëse në çdo aspekt. /Telegrafi/