Juventusi është i vendosur të hapë bisedimet me Mattia De Sciglio për një kontratë të re.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit, por skuadra e Serisë A shpreson ta mbajë atë me një marrëveshje trevjeçare dhe një pagë 1.5 milion euro, raporton Calciomercato.
Zonja e Vjetër beson se lojtari është kyç për planet e tyre dhe duan t’ia vazhdojnë qëndrimin edhe më tej në Torino.
Mirëpo, ende nuk ka bisedime mes të dyja palëve dhe ka skuadra të interesuara si brenda, ashtu edhe jashtë Italisë.
De Sciglio deri më tani në këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje, që është një numër i vogël për dallim nga Juan Cuadrado (28), Matthijs de Ligt (25), Alex Sandro (21), që janë treshe standarde në fazën defanzive.
Mbrojtësi italian pritet të rinovojë kontratën, por me kushte të tjera, duke pasur vëmendjen te më shumë minuta loje. /Telegrafi/