Juventusi ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit amerikan Bryan Reynolds.
Mbrojtësi amerikan ishte objektiv edhe i Romës, por Zonja e Vjetër është treguar më e shpejtë.
Kampioni në fuqi i Italisë ka arritur marrëveshjen me klubin amerikan Dallas për një shumë prej 7,7 milionë euro.
Klubi amerikan është pajtuar me ofertën e bardhezinjve dhe tanimë gjithçka është në rregull sa i përket dy klubeve.
Juventusi tani po synon që të gjejë marrëveshjen personale me lojtarin për transferimin e tij në Torino.
Në rast se kompletohet ky transferim, Reynolds do t’i bashkohet te Juventusi bashkëkombësit të tij Weston McKennie. /Telegrafi/