Juventusi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Romës në ndeshjen derbi të javës së 21-të në Serie A.
Bianconerët kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mos lejuar shmangien e Interit dhe Milanit në krye të tabelës.
Golat në këtë fitore të Zonjës së Vjetër u shënuan nga Cristiano Ronaldo (13’) dhe një autogol nga Ibanez (70’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Woijcech Szczesny, i cili u vlerësua me notë 7.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Romës, Pau Lopez që u notua me 6.1.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.6.
Notat e lojtarëve:
/Telegrafi/