Juventusi është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-1 nga Roma në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A.
Zonja e Vjetër ka fituar matematikisht titullin kampion në Serie A për këtë sezon dhe ndeshjet e fundit i ka luajtur pa motiv, duke lejuar disa humbje, ku njëra nga to erdhi sot nga Roma.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gonzalo Higuain (5’) për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Nikola Kalinic (23’) dhe Diego Perotti (44’, 55’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Perotti, i cili pas dy golave të shënuar u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Danilo që u notua me 5.9.
Juventus:
Roma:
/Telegrafi/