Juventusi i është afruar akoma më shumë titullit të pestë radhazi në Serie A duke mposhtur Lazion me rezultat 3-0.
Mario Mandzukic shënoi golin e parë. Paul Pogba goditi në zonë dhe kroati vetëm e devijoi në portë (39’).
Në fillim të gjysmës së dytë, Patricio shkaktoi ndërhyrje të gabuar në Paulo Dybalan duke shkaktuar penalti dhe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Argjentinasi mori përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë (52’).
Pas një kundërsulmi të Bianconerëve, Dybala shënoi edhe golin e dytë personal (64’). Asistues ishte Sami Khedira.
Pas këtij triumfi, Juventusi numëron 82 pikë dhe i nevojiten vetëm edhe katër pikë që të shpallet matematikisht kampion. /Telegrafi/