Sipas raporteve të shumta të medieve, Juventusi po bëhet gati për një lëvizje për mesfushorin e Barcelonë, Andre Gomes në fund të sezonit.
Sipas Corriere Dello Sport, kampionët italianë dhe finalistët e Ligës së Kampionëve i kanë dhënë trajnerit Massimiliano Allegri një buxhet prej 120 milionë euro këtë verë për transferime të futbollistëve.
Faqja e parë e “El Mundo Deportivo” të enjten deklaroi se portugezi do të lejohet të largohet nga Camp Nou këtë verë me “Zonja e Vjetër” është në pozicionin kryesor për nënshkrimin e tij, përcjell Telegrafi.
Mattia De Sciglio i Milanit dhe Douglas Costa i Bayern Munichut mund të vijnë të gjithë në Juventus Stadium këtë afat të verës, përfundoi raporti italian.
23-vjeçari Gomes u transferua në Barcelona nga Valencia për 35 milionë euro, plus 20 milionë euro shtesë, por ka luftuar shumë për një fanellë titullari në sezonin e tij debutues, duke shënuar vetëm 3 gola në 44 paraqitje. /Telegrafi/