Periudha jo e mirë e Aaron Ramsey te Juventusi është duke vazhduar me lajmin se ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe është në vetizolim.
Mesfushori nuk është në planet e Massimiliano Allegrit dhe trajneri e ka bërë të qartë se Zonja e Vjetër është në kërkim të klubeve të interesuara për shërbimet e tij.
Giorgio Chiellini, Arthur dhe Carlo Pinsoglio, kanë qenë futbollistët e Juves të infektuar me coronavirus në javën e kaluar, mirëpo që të tretë janë shëruar.
Aaron Ramsey tests positive for Covid-19https://t.co/ZNJ76V862y pic.twitter.com/06vq5hYS01
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 10, 2022
Pas tyre, ka qenë Ramsey që ka rezultuar pozitiv me këtë virus dhe tashmë e ka nisur periudhën e izolimit.
Uellsiani u transferua te Bianconerët në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë nga Arsenali, ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2023.
Newcastle United dhe Aston Villa kanë qenë klubet më të interesuara për shërbimet e tij, por në listë janë edhe Topçinjtë që planifikojnë kthimin e mesfushorit në Emirates. /Telegrafi/