Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij do të bëjë maksimumin që Cristiano Ronaldo të bëhet golashënuesi më i mirë i sezonit.
Superylli portugez shënoi golin e tij të 21-të në derbin ndaj Torinos, ndërsa ndodhet katër gola prapa sulmuesit të Sampdorias, Fabio Quagliarella (i cili numëron 25 gola).
“Cristiano Ronaldo? Ai i ka edhe tri ndeshje në dispozicion për ta fituar çmimin e golashënuesit më të mirë”, ka thënë Allegri për Rai Sport.
“Ne duhet të luajmë mirë për ta vënë atë në pozitë që të shënojë. Tash për tash i kemi arritur dy barazime dhe nuk e kemi zhgënjyer askënd”, ka shtuar trajneri.
Juve u shpall kampion i Italisë për të tetën herë rresht, ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe më herët nga Kupa e Italisë. /Telegrafi/