Site icon Telegrafi

Juncker: Patjetër ta integrojmë Ballkanin Perëndimor që të mos përsëriten vitet e 90-ta

Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet të jetë e hapur për integrimin e Ballkanit Perëndimor (BE), që është një rajon shumë i ndërlikuar.

Në Parlamentin evropian në Strasburg, Juncker tha se shtet e Ballkanit Perëndimor (BP) do të duhet patjetër të tentojnë të përmirësohen në sfera të caktuara.

Sipas tij, rajoni është shumë i ndërlikuar dhe se nuk dëshirojnë që në rajon të ndodhë situata e viteve të 90-ta, kur Ballkani u përfshi në luftëra ta rrepta. /Telegrafi/

Exit mobile version