Site icon Telegrafi

Julia Fox thotë se është e frikshme të kesh një çantë Birkin, ndaj nuk e përdor dhuratën e Kanye

Julia Fox mund të mos e përdor kurrë çantën Birkin që i ka dhuruar ish i dashuri, Kanye West për ditëlindjen e saj.

“Unë nuk e di nëse ju dini ndjenjën e të pasurit një Birkin kur nuk jeni një person i pasur, por është gjëja që nxit më së shumti ankth ndonjëherë”, tha Fox për New York Times , duke zbuluar se ajo e hoqi atë vetëm nga kutia për disa ditë.

“Ju jeni duke e kontrolluar çantën gjithë kohës, duke u siguruar që është ende atje, se nuk i kanë dal krahët në mënyrë magjike. Është e frikshme të kesh një Birkin. Është shumë presion”, shtoi ajo.

Në të vërtetë e gjithë marrëdhënia me West doli të ishte e mbushur me presion, me yllin e “Uncut Gems” që zbuloi se ajo humbi rreth shtatë kilogramë në muajin e lidhjes.

Lexo po ashtu Kanye West i dhuron pesë çanta Birkin Julia Fox dhe miqve të saj

Megjithëse Fox thotë se zotërimi i një Birkin është një përgjegjësi e madhe, gjetja e tyre ishte një detyrë e dhënë nga stilisti i Yeezy për Michelle Lovelace.

Ndërsa Lovelace i tha Page Six Style se “nuk kishte buxhet të caktuar” për përpjekjen, West dha vetëm katër ose pesë ditë njoftim për të siguruar çantat Birkin jo vetëm për Fox, por edhe për miqtë e saj të ngushtë.

Lexo po ashtu Julia Fox debuton në pistën e LaQuan Smith pas ndarjes nga Kanye West

Ai kërkoi në mënyrë specifike një version të lëkurës së strucit për vetë vajzën e ditëlindjes, vetëm me vlerë 45 mijë dollarë dhe nuanca të tjera të kaltra për mikeshat e saj, njëra prej të cilave tha për New York Times se nuk e ka nxjerrë fare nga kutia.

Megjithëse Fox nuk ndjehet rehat kur vesh dhuratën ekstravagante, ajo është veshur kokë e këmbë nga West shpesh, duke përdorur rrobat që ai zgjodhi për të nga Balenciaga, Rick Owens, Diesel dhe Yeezy si para dhe pas ndarjes së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version