Kur i bashkoni shuplakat e duarve, shikoni një herë nyjat ku gishti i vogël bashkohet me shuplakën në të njëjtën linjë, kur i vendosni kështu, pastaj shikoni a po përputhet linja e parë nën to në dorën e majtë dhe të djathtë.
Mësoni se çfarë do të thotë kur linjat nuk përputhen, çfarë kur e majta është mbi të djathtën dhe çfarë kur e djathta është mbi të majtën, transmeton Telegrafi.
Kur linjat përputhen
Do të thotë që jeni person i qetë, i butë dhe i ndjeshëm. Jeni person stabil dhe nuk dëshironi të rrini në rrethin e atyre të cilët bëjnë kaos dhe i shqetësojnë të tjerët.
Sa i përket zgjedhjes së partnerit me siguri do të martoheni me dikë të cilin pranon edhe familja juaj, edhe rrethi i miqve.
Kur e majta është mbi të djathtën
Do të thotë që jeni person, i cili dëshiron t’u thotë njerëzve troç “në fytyrë”. Nuk keni problem që t’i përkushtoheni vetes dhe të mos i lejoni të tjerët t’ju shfrytëzojnë, mirëpo ndonjëherë e teproni dhe dini të jeni tepër të rreptë.
Jeni magnet për njerëzit atraktivë, ndërkaq synoni të lidheni emocionalisht thellë. Keni shanse të mëdha të martoheni me dikë mjaft më të ri se vetja apo me dikë nga ndonjë vend i largët.
Kur është e djathta mbi të majtën
Kjo do të thotë që mençuria e kalon shumë moshën tënde, që mund të jetë fëmijëria rini problematike.
Ekzistojnë rreth 70 për qind shanset që të martoheni me dikë që është më i vjetër se ju. /Telegrafi/