I sapo transferuari te Monaco nga Interi, Stevan Jovetic, nëpërmjet një postimi në Instagram i ka falënderuar të gjithë nga klubi italian.
Ylli nga Podgorica me një mesazh emocionues ka thënë se është krenar që ka veshur fanellën e klubit nga Milano.
“Ka filluar një aventurë e re profesionale, e bukur dhe e rëndësishme në karrierën time. Së pari dua të falënderoj Interin që më ka dhënë mundësinë të veshi këtë fanellë. Të gjithë shokët e skuadrës me të cilët kam ndarë kaq shumë emocione në këto sezone në Milano. Trajnerët, stafin teknik dhe të gjithë personat që punojnë në ‘Qendrën sportive Suning’ me shumë pasion dhe profesionalizëm. Dhe në fund dua t’i falënderojë veçanërisht tifozët zikaltër që më kanë përkrahur gjithmonë edhe në momente të vështira. Fat të mbarë djema!”, ka shkruar Jovetic.
Te Interi ai u transferua nga Fiorentina. /Telegrafi/