Site icon Telegrafi

Jose Mourinho shtrëngoi dorën e gabuar pasi ngatërroi anëtarin e stafit të Lyonit me trajnerin Pierre Sage

Fenerbahce dhe Lyon luajtën baras 0-0 në Ligën e Evropës të enjten.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho bëri rrugën e tij për të shtrënguar duart me trajnerin kryesor të Lyonit, Pierre Sage.

Por në një moment klasik nga Special One, ai kaloi drejt francezit dhe përshëndeti një tjetër anëtar të stafit.

Vetëm kur punonjësi e drejtoi atë te trajneri aktual, Mourinho e kuptoi gabimin e tij – pamja në fytyrën e tij ishte për të qeshur.

Natyrisht se portugezi është një person shumë mediatik dhe veprimet e tij s’ka se si të mos bëhen virale. /Telegrafi/

Exit mobile version