Jorge Sampaoli duket se po i vetofrohet skuadrës së Barcelonës.
Trajneri argjentinas i Sevillës ka thënë se ëndërron një ditë që të jetë trajner i Lionnel Messit dhe ekipit katalonas.
“Ëndrra ime është ta drejtojë Messin dhe ta shoh atë çdo ditë nga vija ku jemi ne trajnerët. Është ëndërr ta shohësh kaq afër, gjithmonë. Forma e tij është e jashtëzakonshme”.
“Është njësoj si Maradona në ditët e tij. Është shumë e vështirë për ekipin të humb, kur Leo është në formë”, deklaroi Sampaoli për Diario Ole.
Theksojmë se Luis Enriques ka paralajmëruar se pavarësisht rezultateve që do të arrijë me kampionen aktuale spanjolle, do të largohet në fund të këtij sezoni prej Barcës. /Telegrafi/