Jon Jones këmbëngul se ‘numrat nuk gënjejnë’ në përgjigje të shtytjes së Khabib Nurmagomedov për ta shpallur atë kampion të të gjitha kategorive të UFC pas fitores së tij dominuese në UFC 254 ndaj Justin Gaethje.
Nurmagomedov mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC, pasi mposhti me nokaut teknik Gaethje në raundin e dytë .
Ai konfirmoi largimin nga UFC pasi regjistroi fitoren e tij të 29-të profesionale në MMA dhe kërkoi vendin e parë në renditjen ‘kile për kile’ për UFC.
“Ka vetëm një gjë që unë dua nga UFC, të më vendosë si luftëtarin numër 1 ‘kile për kile’ (gjitha kategoritë) në botë sepse e meritoj atë”, ka thënë Khabib brenda oktagonit pas fitores së tij.
Por, luftëtari aktualisht numër 1 në botë në të gjitha kategoritë, Jon Jones hedh poshtë kërkesën e Nurmagomedov.
Until I take that heavily crown, I grant you the spot. 🤙🏾 Enjoy Champ
— BONY (@JonnyBones) October 24, 2020
“Derisa të marr atë kurorë të rëndë, unë ju jap vendin. Ta gëzoni kampion”, ishte një postim i Jones në Twitter.
Në një cicërimë tjetër në rrjetin social, ai shkroi: “15 tituj botërorë, numrat nuk gënjejnë”.
15 world titles, numbers don’t lie.
— BONY (@JonnyBones) October 24, 2020
“Dua ta përgëzoj Khabib për një karrierë të jashtëzakonshme. Unë e di që ai e bëri babanë e tij së bashku me miliona tifozë në të gjithë botën sot tepër krenar. Zoti vazhdoi ta bekojë atë në udhëtimin e tij”, ishte një postim tjetër i ‘Kockës’.
I want to congratulate Khabib for an outstanding career. I know he made his father along with millions of fans around the world incredibly proud today. May God continue to bless him on his journey.
— BONY (@JonnyBones) October 24, 2020
Postimet e amerikanit të mirënjohur nuk u ndalën me kaq, pasi ai vazhdoi.
“Padyshim një moment i fuqishëm, por logjika ime nuk është padyshim e turbullt”, ishte postimi tjetër në rrjetin social Twitter.
Definitely a powerful moment, but my logic is definitely not clouded.
— BONY (@JonnyBones) October 24, 2020
‘Bones’ e liroi titullin e tij të peshave gjysmë të rënda në UFC dhe njoftoi lëvizjen e tij në divizionin e peshave të rënda në fillim të këtij viti.
Ai nuk ka luftuar që nga fitorja e tij e diskutueshme ndaj Dominick Reyes në UFC 247 në muajin shkurt, por Jones, i cili nuk e ka shijuar humbjen që nga humbja e tij ndaj Matt Hamill në 2009, ka ngacmuar fansat me një njoftim për një meç.
“Rri i qetë”, u përgjigj ai kur një tifoz e pyeti për luftën e tij të radhës. /Telegrafi/
Stay Tuned 🧐 https://t.co/7eGv7relp6
— BONY (@JonnyBones) October 24, 2020