Johnny Rapaj, Majk dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“A jena” titullohet kënga e stilit veror, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga të tre këngëtarët dhe Petrit Sefaj me ‘beat’ nga Rzon.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga BigDeal Records.
Për videon ndërkohë u kujdes FullMoon Production të drejtuar nga The Claudia.
Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Ky projekt me plot ritëm i është përshtatur më së miri kësaj periudhe të nxehtë. /Telegrafi/