John Obi Mikel ka qeshur me mendimin se a do të ishte Graham Potter në krye të ekipit të Chelseat gjatë epokës së Roman Abramovich.
Ish-mesfushori i Nigerisë luajti për Blutë nga sezoni 2006-07 deri në 2015-16, duke u paraqitur nën drejtimin e disa prej trajnerëve më karizmatikë të klubit në periudhën e tij dhjetëvjeçare.
Chelsea u nda nga Potter pas një periudhe të tmerrshme prej 31 ndeshjesh në krye, pasi mori drejtimin nga Thomas Tuchel shtatorin e kaluar.
Duke folur për radiostacionin Dubai Eye, Mikel tha se ndjeu se Potterit i ishte dhënë kohë e mjaftueshme në krye të ekipit, duke thënë se klubi mori vendimin e duhur në fund.
“Kur e shikoni këtë, a iu dha kohë e mjaftueshme?”, pyeti ai. “Mendoj se po. Mendoj se ku shikoni se ku është klubi tani, i 11-ti në tabelë?”.
“Kështu që kur e shikoni, mendoj se atij i është dhënë kohë e mjaftueshme. Nëse do të ishte epoka e Roman Abramovich…(fillon të qesh)”, ka shtuar më tej ai.
Mikel vazhdoi të sugjeronte se klubi mund të kishte qenë shumë i madh që ai të menaxhonte atë, duke iu referuar natyrës së tij mjaft të qetë, një stil shumë larg nga disa prej trajnerëce më të shquar të Chelseat të epokës moderne, duke përfshirë Jose Mourinhon, Antonio Conten dhe Tuchel. /Telegrafi/
🚨 John Obi Mikel on Graham Potter's Chelsea sacking:
"I think he was given enough time, and the club made the right decision,"#CFC
(@DubaiEye1038FM)pic.twitter.com/px3o9Yg0NK
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) April 9, 2023