Mësoni jogën për fillestarë
Joga është një ndër treningët më të adhuruar të shumicës së popullatës, mirëpo te ne nuk është edhe aq aktuale. Mirëpo, kur të shini se si mund t’ju ndihmojë, menjëherë do t’ia filloni treningut.
Çdo qëndrim joga duhet të kryhet në mënyrë komode dhe pa e sforcuar trupin.
Përse është mirë ta praktikoni jogën?
1. Liron nga stresi
Me djersitje, përqendrim dhe frymëmarrje të drejtë do të shkarkoni mendimet tuaja dhe do të arrini që të ndiheni më pozitivë.
2. Përmirëson gjumin
3. Çliron muskujt e tendosur
Të gjithë ata të cilët rrinë ulur tërë ditën në zyrë, duhet ta përfshijnë jogën në rutinën javore.
4. Na kthen fokusimin.
5. Seks më i mirë
Kjo shkathtësi e lashtë kombinon fiziologjinë dhe filozofinë, ndërkaq nëse gjithë atë që e keni mësuar gjatë jogës e aplikoni në dhomën e gjumit, pak ushtrime do t’ju bëjnë më të shkathtë në krevat! – transmeton Telegrafi.
Çfarë është e nevojshme për ushtrim joge?
◘ vullneti dhe vendosmëria që të bëni diçka të mirë për veten;
◘ tri herë në javë nga së paku 30 minuta t’ia përkushtoni vetëm jogës;
◘ jo më shumë se dy metra katrorë lokal të lirë për ushtrime;
◘ shtrojë nga çfarëdo materiali;
◘ gardërobë e rehatshme,
◘ një shishe ujë.
Shikojeni videot në të cilat janë treguar ushtrimet fillestare:
/Telegrafi/