Joe Jonas u fotografua duke shijuar një arratisje me diell me një brune misterioze në një plazh në Athinë, Greqi të hënën.
Javë pas ndarjes nga e dashura Stormi Bree, 33 vjeç, anëtari i “Jonas Brothers”, 34 vjeç, u shfaq komod me një shoqëruese të re femër.
Joe dhe gruaja me flokë të errët u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke qenë lozonjarë ndërsa shijonin oqeanin, shkruan DailyMail.
Këngëtari, i cili paraqiti kërkesën për divorc nga aktorja Sophie Turner, 28 vjeçe, vitin e kaluar u zhyt në diell pa këmishë, ndërsa shoqëruesja e tij mahnitëse kishte veshur rroba banje njëpjesëshe blu.
Kjo vjen pas thashethemeve se Joe dhe aktorja Demi Moore, 61 vjeçe, u “lidhën” në fillim të këtij muaji, pasi kaluan kohë së bashku në Cannes amFAR Gala në Francë, dhe më vonë shijuan drekën në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/