Site icon Telegrafi

Joe Gomez jashtë fushave për gjashtë javë

Joe Gomez pritet që të jetë jashtë formacionit për gjashtë javë pasi ishte konfirmuar se vuan nga një frakturë në këmbë.

Mbrojtësi anglez u lëndua në pjesën e parë të takimit ndaj Burnleyt në Ligën Premier pas ndërhyrjes nga Ben Mee.

Ai u zëvëndësua pas 23 minutash lojë në Turf Moor dhe u desht inkuadrimi i Maximilian Arnold në vend të tij.

Pas kontrolleve të mëtutjeshme nga stafi mjekësor i klubit në Melëood, Liverpooli ka konfirmuar se 21 vjeçari ka frakturë në këmbën e majtë.

Lëndimi pritet ta mbajë atë jashtë për një periudhë të ngjeshur me ndeshje të forta për Liverpoolin, përfshirë sfidën vendimtare ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Anësori i shumëanshëm po ashtu do të mungojë ndaj Manchester Unitedit më 16 dhjetor, teksa Liverpooli udhëton edhe te Manchester City më 3 janar për duelin direkt me rivalin për titull.

Liverpooli fitoi me rikthim ndaj Burnleyt me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version