Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Guardian.
Vendimi për t’iu futur garës për të parin e Shtëpisë së Bardhë, vjen pas dy tentimeve të pasuksesshme nga radhët e Demokratëve, që të nominohet siç ishin rastet në vitin 1988 dhe 2008, transmeton Telegrafi.
76-vjeçari i është bashkuar kandidatëve të tjerë përfshirë katër senatorë: Elizabeth Warren nga Massachusetts, Kamala Harris nga Kalifornia, Kristen Gillibrand nga New Yorku si dhe Cory Booker nga New Jersey.
Nëse arrin të bëhet i pari i Shtëpisë së Bardhë, Biden do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-ve që ka kandiduar si presidenti i Amerikës.
Ai ka publikuar një video afro katër minuta, në të cilën tregon vizionin dhe arsyet se pse kandidon dhe beson se është i duhuri për president të SHBA-ve. /Telegrafi/