Site icon Telegrafi

Joaquin Phoenix tregon sekretin e humbjes së madhe në peshë për rolin e Jokerit

Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images/Guliver/Warner Bros)

Joaquin Phoenix është dashur të bëjë një transformim dramatik në fizikun e tij për ta luajtur rolin e Jokerit.

Aktori 44 vjeçar ka humbur plot 23.5 kilogramë për nevojat e filmit, ndërsa në një intervistë për Access Hollywood ka treguar për metodat që i ka përdorur që të humbte në peshë.

Phoenix ka shpjeguar se ka kërkuar ndihmë mjekësore që të dobësohej në mënyrë të sigurt – transmeton Men’s Health.

Ndryshimi në peshën e Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images/Warner Bros)

“Unë kam humbur peshë nën mbikëqyrje të mjekut, në mënyrë që të sigurohesha që i gjithë procesi të ishte në tërësi i sigurt”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joaquin Phoenix

Ai i ka përgënjeshtruar pohimet se ka ngrënë vetëm molla për të humbur në peshë, ndërsa ka treguar se zvogëlimi i kalorive ka qenë metoda kryesore për humbjen e kilogramëve.

“Nuk ka qenë një mollë në ditë. Dieta ime është bazuar në shumë sallatë dhe bizele”, ka shpjeguar Phoenix. /Telegrafi/

Exit mobile version