Please enter at least 3 characters.

Joao Mario: Felix duhej t’i bashkohej Barcelonës dhe jo Atleticos

2020/04/joao-felix.jpg
330:"Liverpool (United Kingdom), 10/03/2020.- Atletico Madrid's Joao Felix attends a training session held at the Anfield in Liverpool, Britain, 10 March 2020. Atletico Madrid will face Liverpool in their UEFA Champions League round of 16, second leg soccer match on 11 March 2020. (Liga de Campeones, Reino Unido) EFE/EPA/PETER POWELL

Joao Mario e ka pranuar se bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Portugalisë, Joao Felix, duhej të transferohej te Barcelona para Atletico Madridit verën e kaluar.

Mesfushori portugez përfundoi duke luajtur kundër Joao Felixit dhe Atleticos, kur Lokomotiv Moska u përball në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Mario i cili ka luajtur disa herë me Felixin, pasi janë bashkëlojtarë te kombëtarja e Portugalisë, e ka këshilluar sulmuesin për klubin e ri.

“Atletico është një nga ato skuadra që, nga jashtë, duket se punojnë shumë, sikur të ishte një ekip italian që luan në Spanjë”, ka thënë fillimisht Joao Mario për Eleven Sports.

“Tetëdhjetë për qind e lojës së Benficës ishte sulmuese. Prandaj, së bashku me presionin e çmimit, nuk është e thjeshtë të përshtatesh në Atletico”.

“Krahasoni atë me, për shembull, me një ekip si Barcelona ku, megjithëse presioni mund të ishte më i madh, stili i tyre i lojës është më i përshtatshëm për të”.

“Unë mendoj se ai do të përshtatej më mirë atje, më pëlqen shumë ai stil i lojës”, përfundoi mesfushori portugez. /Telegrafi/