Telegrafi

Joan Laporta u jep fund zërave nëse Barcelona po e transferon Nico Williamsin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pretenduar se klubi ka para për të nënshkruar me anësorin e Spanjës dhe Athletic Bilbaos, Nico Williams, i cili po shkëlqen në Euro 2024.

Anësori 21 vjeçar nënshkroi një marrëveshje të re me Bilbaon në fund të vitit të kaluar, por kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi me vlerë rreth 58 milionë euro.

Barça e ka tejkaluar kufirin vjetor të shpenzimeve të LaLigas dhe nuk është në gjendje të regjistrojë nënshkrime të reja, por Laporta ka besim se së shpejti do të rregullojë financat e tyre dhe do të jetë në gjendje të përballojë lojtarë si Williams.

“Në aspektin ekonomik, ne mund të angazhohemi për nënshkrimin e Nico Williams”, deklaroi  Laporta për Catalunya Radio të hënën.

“Nico është një lojtar që më pëlqen — më pëlqen shumë. Ne po punojmë me trajnerin Hansi Flick për nënshkrime të mundshme. Tani duhet të drejtohemi te Deco për të mbyllur operacionet për të cilat po punojmë”.

“Së shpejti do të jemi në gjendje të shpallim disa lajme të mira në lidhje me çështjet financiare dhe do të kthehemi brenda kufijve të Fair Play të LaLigas. Dhe kjo do të lejojë lajme të tjera të mira për sa i përket transferimeve”, ka shtuar më tej ai.

Williams është ndër objektivat për të forcuar sulmin. Reputacioni i tij ka marrë një rritje të madhe në Euro 2024 këtë verë, ku ai ka qenë një nga yjet e Spanjës deri në gjysmëfinale.

Ai shënoi golin e fitores kundër Italisë, kur u emërua MVP, dhe shënoi dhe asistoi në fitoren 4-1 të raundit të 16-të kundër Gjeorgjisë javën e kaluar. /Telegrafi/