Telegrafi

Jo vetëm që nuk iu bashkua Arsenalit, Mudryk tani tenton edhe shënjestrën e Gunners ta marrë te Chelsea

Ylli i Chelseat, Mykhailo Mudryk mund të ketë një rol të rëndësishëm në një marrëveshje transferimi për një lojtar tjetër.

Anësori ukrainas ka shijuar një rilindje në javët e fundit pas disa muajsh të mjerueshëm që kur iu bashkua klubit në janar nga Shakhtar Donetsk.

Tani objektivi 21-vjeçar i Arsenalit, Georgiy Sudakov i Shakhtarit, ka zbuluar se Mudryk dëshiron që ai të bashkohet me Chelsean gjithashtu.

Lexo po ashtu Mauricio Pochettino lëshon një paralajmërim ndaj një prej yjeve të tij të Chelsea

“Misha është shoku im i ngushtë dhe ne flasim shumë”, deklaroi Sudakov për Daily Telegraph.

“Tashmë kam marrë disa këshilla të çmuara prej tij, në rast se do të shkoj në Angli”.

Lexo po ashtu Mudryk lë të gjithë gojë hapur me transformimin e tij trupor

“Si të përshtatesh, sa nuk është e lehtë të futesh në ritmin e lojës, kështu që për mua është një këshillë shumë e dobishme. Ai rekomandon kalimin në një kampionat të lartë si Liga Premier sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse për të zhvilluar lojën tuaj ndihmon për t’u përshtatur më shpejt, fizikisht dhe psikologjikisht”.

“Misha ka potencial të madh dhe ndoshta një nga arsyet pse nuk e keni parë ende në nivelin më të lartë në Angli është sepse ai po thotë se nuk ka një lojtar të tillë si Sudakovi që vazhdimisht jep pasime dhe asistime të mira për të”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/