Site icon Telegrafi

Jo vetëm në gjysmëfinalen e Euro 2024, Yamal i kishte shënuar edhe Francës U17 një gol të ngjashëm një vit më parë

Lamine Yamal ka qenë lojtari kryesor i Spanjës në fitoren 2-1 ndaj Francës me përmbysje.

Talenti i madh i Barcelonës ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Francës, për të barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm katër minuta më vonë, Dani Olmo realizoi për t’i dhënë Spanjës fitoren.

Lexo po ashtu Goli ndaj Francës, Lamine Yamal theu rekordin e legjendarit Pele

Megjithatë Yamal e kishte ndëshkuar Francën edhe vitin e kaluar, por në gjeneratën U17 me një gol identik.

UEFA ka publikuar golin e shënuar të Yamal në gjysmëfinalen e Euro U17 në vitin 2023, kur Yamal realizoi një gol të ngjashëm pikërisht ndaj francezëve.

Kujtojmë që Yamal u bë futbollisti më i ri në histori të një Evropiani që realizoi gol. /Telegrafi/

 

Exit mobile version