Site icon Telegrafi

Jo një, por dy herë ia godet rrufeja veturën, shoferja ruse shpëton pa më të voglin lëndim

Ky është momenti kur një grua në mënyrë spektakolare i shpëton dy herë rrufesë, edhe pse ajo ia godet dy herë veturën Toyota brenda të cilës ajo gjendej.

Anna Nakaznykh rreth të 40-ve, ishte brenda veturës RAV 4, kur rrufeja në qytetin e Siberisë Novosibrisk e goditi dy herë, transmeton Telegrafi.

Gjithë këtë situatë e ka filmuar Galina Ershova, 41-vjeçe, që ishte me veturë pas saj dhe kishte të vendosur një kamerë në dritare.

“Mbeta e verbër për pak sekonda, menjëherë u largova se mendoja se do ta kem fatin e njëjtë”, ka deklaruar Ershova që ishte dëshmitare e një ngjarje të pazakontë.

Megjithatë vetura e saj Toyota kishte pësuar defekt teknik, ndërsa Anna dhe një pasagjere tjetër kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version