Site icon Telegrafi

“Jo fjalë, na duhen vepra” – Diego Simone kërkon përmbysjen përballë Interit

Atletico Madrid do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Ligën e Kampionëve, dhe në Metropolitano të sigurojë biletën për në çerekfinale.

Kryeqytetasit spanjoll u mposhtën javë më parë nga Interi në Itali me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Marko Arnautovic në pjesën e dytë.

Në konferencën për shtyp, trajneri i spanjollëve Diego Simeone, u shpreh se është momenti për t’u hakmarrë.

Lexo po ashtu “Ishte ndeshja që donim, besoj se mund ta rikthejmë” – Simeone i bindur në Atleticon e tij

“Tani nuk është koha për t’u marrë me fjalë, na duhen veprat. Kam besim absolut te lojtarët e mi, jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe”.

“Inter është për momentin një nga skuadrat më të mira, por është koha për hakmarrje”, tha Simone.

Tutje trajneri argjentinas  zbuloi se Antoine Griezmann është rikuperuar dhe do të jetë normalisht në fushë.

“Duhet shumë përqendrim. Na kënaq rikthimi i Griezmann pasi na shton opsionet në sulm, nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes së parë, por rëndësi kanë vetëm 90 minutat e së mërkurës”, u shpreh Simeone. /Telegrafi/ 

Exit mobile version