Aktori i famshëm me orgjinë shqiptare, Jim Belushi aktualisht po qëndron në Tiranë.
Ylli i filmave sot (e enjte) është mirëpritur nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Kështu ka bërë të ditur Veliaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën ka bashkangjitur edhe disa fotografi me aktorin e njohur.
Veliaj tha se vizita e Belushit në Tiranë ka për qellim realizimin e një dokumentari për kryeqytetin, që pritet të shfaqet në mediet kryesore amerikane.
Tutje, Veliaj vizitën e yllit të kinematografisë botërore dhe realizimin e këtij dokumentari e ka cilësuar si promovim për kryeqytetin shqiptar.
Më poshtë postimi i plotë i Erion Veliajt:
Shikoni kush na ka ardhur për vizitë! I madhi Jim Belushi po realizon një super dokumentar për Tiranën, që do të shfaqet në një nga mediet kryesore amerikane – një dhuratë e çmuar për promovimin e kryeqytetit shqiptar, të cilin e do shumë.
Faleminderit Jim!
/Telegrafi/