Telegrafi

Jetmir Topalli vazhdon me super formë te Istanbulspori, realizon dy gola ndaj Menemensporit

Jetmir Topalli është duke shkëlqyer në ligën e dytë të Turqisë, përkatësisht te Istanbulspor.

Lojtari shqiptar ka shënuar dy gola në takimin ndaj Menemenspor në kuadër të javës së 31-të.

Ishte minuta e 37-të e takimit, kur Topalli realizoi për 1-0 me një asistim nga Sarikaya.

Derisa Istanbulspor ishte duke fituar 2-1, 24-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 65-të.

Deri më tani në këtë edicion, sulmuesi ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në ligën e dytë turke. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore