Brage Hernes Gasvaer është rrotulluar nga njëri shkëmb – i lartë 365 metra – dhe ka rënë te tjetri që ishte paralel me të, e që ndodhet në Svolvaer të Norvegjisë.
I riu 18-vjeçar e ka shfrytëzuar këtë vend të njohur për ngjitje, për të bërë rrotullimin që nuk është parë ndonjëherë më herët, transmeton Telegrafi.
Derisa mbahej i lidhur me litar nga vëllai i tij, dy miq e filmonin momentin dramatik, që për fat të mirë përfundoi me sukses.
“Do të duhej të bëja një provë, por nuk kisha mundësi. Vetëm numërova deri në tre dhe u hodha. Poshtë shkëmbinjve është një varr dhe menjëherë mendova se mund të bëhej edhe i imi, por shpëtova”, ka thënë ai.
“Me vështirësi po rrotullohem në dysheme, e lëre më në maje të shkëmbinjve” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/