Jesse James, një nga personalitet më të shquara të televizonit është kthyer së fundmi në retrospektivë, duke kujtuar martesën e tij pesë vjeçare me Sandra Bullock.
Ka shtatë vite që kjo martesë ka marrë fund, dhe shkas për këtë gjë u bënë skandalet e tij, të zbuluara nga shumë femra, me të cilat ai kishte tradhëtuar bashkëshorten gjatë kohës sa ishte i martuar.
“Po, unë e tradhtova bashkëshorten time”, ka thënë Jesse për Daily Mail.
“Po e pranova, mbajta përgjegjësitë dhe kërkova falje. Ky është fundi i gjithë kësaj historie. Në përgjithësi të gjithë tradhtojnë, si burrat edhe gratë. Është pjesë e jetës”, vazhdoi më tej në rrëfimin e tij showmeni i njohur.
“Njerëzit pëlqejnë shumë të të shohin se si shkatërrohesh. Sa më keq bëhesh, aq më shumë të tjerët gëzohen. Teksa kujtoj tani atë kohë, mendoj se ka qenë një reagim i tepërt, i cili më shkatërroi”, ka shtuar më tej James.
Por pavarësisht kësaj, Jasse është shprehur se nuk ndjehet i penduar për atë çfarë ka bërë, pasi sipas tij gjithçka është një sfidë e jetës. /Telegrafi/