Olga Shvetsova nga Zaporizhia e Ukrainës, që jepë këshilla në llogarinë e saj në Instagram për kujdes ndaj fëmijëve, është kapur teksa e shqelmonte keq të birin e saj nëpër një qendër tregtare.
Blogerja 31-vjeçare e ka tërhequr zvarrë gjashtëvjeçarin, në prani të shumë fëmijëve dhe kujdestarëve, në atë që duket sikur të jetë ndonjë festim ditëlindjes, transmeton Telegrafi.
“Të urrej” ka thënë mes tjerash Shvetsova, e cila ka ndaluar vetëm pasi i shkuan pranë disa pjesëtare të stafit dhe ia larguan vogëlushin.
Raportohet se në qendër tregtare është ftuar edhe policia, që ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa skandali është zbuluar vetëm pasi videoja u shpërnda në rrjete sociale.
Meqenëse jepte këshilla dhe promovonte ushqime të shëndetshme, ndjekësit e kanë kritikuar ashpër për sjelljen agresive. /Telegrafi/