Pëllumb Meta, 50-vjeçari i cili u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij, është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit.
Krimi i rëndë u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta.
Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare, Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.
Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00, në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë banesës./tch/