Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht nazistët para syve të Zelenskyt

Kryetari i Dhomës së Komunave të Kanadasë ka thënë se po jep dorëheqje, më pak se një javë pasi ai shkaktoi zemërim duke lavdëruar publikisht një ish-ushtar nazist në parlament.

Anthony Rota u tha politikanëve se kishte bërë një gabim duke ftuar ish-ushtarin Yaroslav Hunka, 98 vjeç, që të marrë pjesë në një seancë për nder të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt të premten e kaluar dhe më pas duke e quajtur publikisht Hunka një hero.

Pozicioni i folësit u bë me shpejtësi i paqëndrueshëm pasi doli se Hunka, i cili mori dy duartrokitje, kishte shërbyer në një nga njësitë Waffen SS të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo njohje publike u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komunitetet, duke përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”, tha Rota, anëtar i partisë Liberale në pushtet.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar arsyetoi pushtimin e shtetit ukrainas duke pohuar se po e “çmilitarizon dhe denazifikon” vendin, një akuzë që Kievi dhe aleatët perëndimorë thonë se është e pabazë.

Ndryshe, Zelensky ka qëndruar për një vizitë në kryeqytetin kanadez, Otawa ku është takuar me kryeministrin, Justin Truedau.

Theksojmë se lideri ukrainas ka prejardhje hebreje ndërsa gjyshi i tij ka luftuar kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version