“Less is more” dhe manikyrët janë konfirmimi për këtë formulë të njohur!
Më pak është më shumë në artin e manikyrëve në ditët e sotme. Nuk ka shembull më të mirë për këtë sesa Jennifer Lopez.
J.Lo ndryshoi papritur modelin e thonjve këtë fillim viti, duke kapërcyer tonet e forta dhe detajet dalluese dhe duke zgjedhur thonj natyralë dhe me shkëlqim.
Estetistët thonë se Lopez sapo ka prezantuar një super trend që do të dominojë në qasjen ndaj formës dhe dizajnit të thonjve për këtë vit. Shkëlqimi dhe xixat vezulluese janë ato që bëjnë diferencën duke bërë kontrast nën efektin e dritës.
Forma: Puantet e balerinave
Kjo formë ishte një nga më të njohura në modelin e thonjve të shkurtër në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia vitin e kaluar. Emrin e ka marrë nga forma e njëjtë si këpucët tradicionale të baletit: drejt në pjesën e majës, ovale te anët.
Ngjyra: Transparente, me shkëlqim
I tillë është rasti me nuancën e manikyrit që zgjodhi edhe Jennifer Lopez. Zgjidhni një ngjyrë natyrale, por me shkëlqim të theksuar dhe kujdeseni për kutikulat dhe duart në mënyrë që ato të duken gjithmonë perfekte. Rezultati është një efekt i thjeshtë, por shumë i veçantë.