Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez shkëlqen me trendin e ri të thonjve me shkëlqim buzësh

Trendet e kohëve të fundit për thonjtë apo grimin në përgjithësi, janë të qelqta, me shkëlqim dhe luksoze

I tillë është edhe modeli i thonjve që po qarkullon së fundmi falë Jennifer Lopez, jo Hailey Bieber siç mund të ishit duke hamendësuar.

Për çfarë bëhet fjalë? Thonj me shkëlqyes buzësh një trend i ri tashmë në TikTok, i përshtatur shpejt nga J.Lo dhe estetisti i saj i thonjve, Tom Bachik.

Thonjtë në formë bajame, me një shtresë që i ngjason shkëlqyesit të buzëve mund të jenë fiks zgjedhja juaj e radhës për thonjtë.

Këtë sezon, do të mbizotërojë çdo gjë me shkëlqim – prandaj nëse gjithnjë keni qenë skuadra e thonjve mat, është koha e duhur për të ndërruar anë. Kjo vlen edhe për modën dhe grimin në përgjithësi.

Exit mobile version