Si një ikonë moderne e modës, J.Lo e di se veshjet me tweed janë jashtëzakonisht të njohura këtë sezon
Diva latine Jennifer Lopez është fotografuar me bashkëshortin Ben Afleck dhe me fëmijët e tyre në Santa Monika, ku kanë shkuar familjarisht për të blerë pemën e Krishtlindjeve.
Prindërit krenarë kanë marrë me vete fëmijët e tyre për këtë blerje festive.
Për ta kjo është diçka e veçantë, duke qenë se ky është Viti i Ri i parë që e presin si një çift bashkëshortor.
Për këtë rast të bukur, J. Lo kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë të bardhë, ndërsa kurora e veshjes ishte një pallto e gjatë që prekej pak në tokë.
Palltot me përmasa të mëdha janë një trend i madh edhe këtë sezon dhe J.Lo si një ikonë e modës moderne e di që veshjet prej ‘tweed’-i janë ultra të njohura këtë sezon.
Kështu kjo pallto e saj në një kombinim jeshil dhe të bardhë ishte kurora e stilit të saj të relaksuar dhe një konfirmim se xhaketat dhe palltot këtë thurje të thjeshtë janë pjesë që duhet t’i kemi këtë sezon dimëror. /Telegrafi/