Site icon Telegrafi

Jeni të lodhur, keni dhimbje, nuk keni disponim – provoni të flini pa jastëk

(Foto: Instagram/tartarugaimbottiti)

Edhe pse të rrallë janë njerëzit qe flenë pa jastëk, fjetja me të ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të pushuar, sepse mund të ndikojë në organizëm dhe në disponim. Fjetja pa jastëk ka dobi të shumta.

Jastëkët e parë kanë orgjinë nga Mesopotamia e lashtë dhe fillimisht janë ndërtuar nga gurët. Për dallim nga jastëkët e lashtë prej guri, të sotmit janë të butë dhe me gëzof, ashtu që njerëzit e kanë thuajse të pamundur të flenë pa to.

Sidoqoftë, fjetja pa jastëk mund të sjellë dobi për gjendjen tuaj fizike dhe mendore.

Lexo po ashtu Sa i lartë duhet të jetë jastëku që fle, përgjigjen specialistët

Zvogëlon dhimbjen e shpinës

Disa jastëkë mund të shkaktojnë pozitë jonatyrale të fjetjes, ndërsa mbështetja që ofrojnë nuk zgjat shumë. Kur flini pa to, shtylla kurrizore mund të pushojë, kurse trupi të qëndrojë në pozitë natyrore.

Ndihmon te dhimbjet e qafës

Shumica e jastëkëve nuk ju lejon të flinin në pozicion natyror. Përkundrazi, mund ta përkeqësojnë qëndrimin gjatë fjetjes. Përkulja afatgjate e qafës në çfarëdo mënyre do të shkaktojë pakëndshmëri, kurse jastëkët më të fortë ose shumë të butë, mund të sjellin deri te dhimbjet në qafë.

Ndalon kokëdhimbjen

Nëse zgjoheni me kokëdhimbje, fajtor mund të jetë jastëku juaj. Jastëkët e lartë shkaktojnë tension në muskujt e qafës dhe për këtë arsye mund ta shfaqen kokëdhimbjet e mëngjesit.

Lehtëson stresin

Fjetja jokomode e shkaktuar nga jastëku mund të ndikojë në çrregullimin e gjumit. Në këtë mënyrë, trupi ka më pak kohë për shumë funksione të rëndësishme, derisa mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë në disponimin tuaj.

Iu shërben flokëve

Nëse në mëngjes zgjoheni me flokë të thata dhe të shpupuritura, kjo mund të ndodhë për shkak të jastëkut. Jastëkët mund të thithin yndyrën nga flokët duke i bërë të thata dhe të thyeshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version