Site icon Telegrafi

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se gjatë javëve të fundit, nuk ka pasur asnjë bisedë mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por ka thënë se kryetari Abdixhiku ka pasur takime dhe iniciativa me partitë opozitare, duke përmendur biseda me Bedri Hamzën, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

”Asnjëherë nuk ka biseduar me VV-në këto javët e fundit. Ka iniciativë me partitë politike të tjera që vijnë nga opozita. Ajo iniciativë ka shkaktuar takime me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”, tha Haziri, për RT21.

Ai tha se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë.

Sipas tij LDK do ta ruajë qeverinë stabile.

“Sonte po ju themi njëjtë që e kemi konfirmuar atë që i kemi thënë qytetarëve tonë. Jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë… Tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë. Ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë, por i bazuar”, tha Haziri.

Ai tregon dilemën e parë për ndërtimin e qeverisë së re.

Sipas Hazirit dilema e parë kryesore është se a mund të ketë krizë të menaxhimit politik Kosova, të dizajnuar nga Kurti.

“A ka me u implementuar skenari i zbatimit të zgjedhjeve, sepse faza e tretë është po aq e rëndësishme sa edhe votimi. A ka me u implementuar skenari kushtetues që certifikimi i përfundimit të rezultateve dhe ankesave, konstituimi i kuvendit, që LVV sipas Kushtetutës e jep propozimin për kryetar të Kuvendit. Ne japim propozim për nënkryetar, bëhen grupet politike dhe hyn në funksion marrja e mandatit të mandatarit. Kjo është dilema e parë kryesore, sepse nga kjo ka me u ndërtu rruga, procesi, a ka me pasë Kosova stabilitet institucional apo ka me pasë krizë të menaxhuar politike të dizajnuar nga kryeministri në detyrë, sepse prej dje është kryeministër në detyrë”, tha Haziri.

Exit mobile version