Viruset infektojnë hundën, fytin dhe ndonjëherë mushkëritë e njeriut
Njerëzit më të rrezikuar nga gripi janë të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët dhe foshnjat. Të rrezikuar janë njerëzit me shëndet të dobët, ata të prekur nga sëmundjet kronike, mbipeshë, gratë shtatzëna dhe ata që ushqehen keq.
Shmangni turmat, përdorimin e sendeve të përbashkëta në vende publike siç janë stilolapsat apo karrocat e pazarit. Mos e prekni fytyrën, hundën, sytë dhe gojën me duar të palara.
Hiqni dorë nga sheqeri. Ai mund të nënshtrojë sistemin imunitar për orë të tëra.
Merrni probiotikë për të mbështetur sistemin imunitar. Ushqehuni shëndetshëm dhe rrini larg produkteve të përpunuara.
Kryeni aktivitet fizik dhe merrni sa më shumë ajër të pastër. Qëndroni në vende të ngrohta dhe pushoni sa më shumë.
Qeshni sa më shumë sepse e qeshura lufton stresin dhe ushqen imunitetin. Mundohuni të eliminoni stresin, sepse ai kompromenton sistemin imunitar.
E fundit por jo nga rëndësia, bëni gargarë me ujë të kripur çdo ditë për të pastruar gojën nga viruset.
Gripi shoqërohet me dhimbje koke, temperaturë, dhimbje trupi, plogështi. Ndonjëherë ai shoqërohet me kollë e cila bëhet shumë e ashpër.
E ftohura nuk shoqërohet me dhimbje koke dhe temperaturë. Megjithatë një person i ftohur mund të përjetojë dhimbje të lehta të trupit dhe ndonjëherë plogështi. Bllokimi i hundëve, teshtimat dhe fyti i acaruar janë më të përhapura tek e ftohura. /KP