Aktori amerikan, Jeff Bridges, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale së është diagnostikuar me kancer.
“Edhe pse është fjala për sëmundje serioze, jam i lumtur sepse kam një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe prognoza është e mirë”.
“Po filloj me mjekimin dhe do t’u njoftoj për shërimin tim”, ka shkruar aktori fitues i çmimit Oscar, i cili është diagnostikuar me limfomë.
As the Dude would say.. New S**T has come to light.
I have been diagnosed with Lymphoma. Although it is a serious disease, I feel fortunate that I have a great team of doctors and the prognosis is good.
I’m starting treatment and will keep you posted on my recovery.
— Jeff Bridges (@TheJeffBridges) October 20, 2020
Limfoma është kancer i një pjese të sistemit imunitar të quajtur sistemi limfatik. Janë shumë forma të limfomave, një prej tyre quhet limfoma Hodgkin, kurse tjerat limfoma non-Hodgkin që fillojnë kur qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocitet T ose limfocitet B, bëhen anormale.
Karriera hollivudiane e 70-vjeçarit zgjat qe gjashtë dekada, ndërsa ai ka luajtur në më shumë se 70 filma, duke përmendur “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Lebaowski” e “King Kong”. /Telegrafi/