Site icon Telegrafi

Javë e madhe për familjen Bellingham: Jude dhe Jobe pritet t’i kompletojnë transferimet

Pritet të jetë një javë e madhe për familjen Bellingham.

Siç u zbulua në emisionin e fundit të “Transfer Confidential”, Real Madrid do të finalizojë në ofertën e tyre për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jude.

Ndërsa Sunderland po bën gati një marrëveshje për vëllain më të vogël 17-vjeçar Jobe.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Real Madridi në vitin 2024 pas transferimit të Kylian Mbappes, kush do të ishte në 11-shen startuese

Lojtari 19-vjeçar i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror, pritet të transferohet te gjiganti spanjoll për mbi 100 milionë euro këtë javë.

Ai u lëndua në ditën e fundit të sezonit të Bundesligës të shtunën, teksa Dortmundi barazoi 2-2 me Mainz për të humbur titullin nga rivali Bayern Munich.

Kjo nuk e pengoi atë të emërohej lojtari i sezonit në ligën e Gjermanisë të hënën.

Lexo po ashtu Një nga momentet më zemërthyes këtë edicion: Jude Bellingham nuk i ndali lotët në dëshpërimin e Dortmundit për titull

Mesfushori i Birmingham City, Jobe u pa në ndeshjen play-off të Sunderland kundër Luton Town në fillim të këtij muaji.

Tashmë të gjithë në Angli janë në dijeni për interesimin e Black Cats për Jobe.

Dhe parashikohet që në sezonin e ri të luajë në Stadium of Light. /Telegrafi/

Exit mobile version