Një nga yjet më të njohur të muzikës pop, Jason Derulo, do të performojë për herë të parë në Tiranë në një spektakolar.
Artisti i njohur për hitet e tij të suksesshme si “Whatcha Say”, “Talk Dirty”, dhe “Swalla” do të sjellë energjinë e tij të jashtëzakonshme në Shqipëri.
Performanca do të jetë në Spectapolis, stadiumi “Selman Stërmasi” më 9 gusht.
Jason Derulo, i njohur për kombinimin e muzikës pop me elemente të hip-hop dhe R&B, është një prej artistëve më të pëlqyer dhe me ndikim në skenën botërore të muzikës moderne.
Koncerti në Tiranë pritet të jetë një festë e muzikës dhe performancës, duke sjellë hitet e tij të padiskutueshme dhe një atmosferë të paharrueshme për të gjithë fansat e tij shqiptarë. /Telegrafi/