Atleti fenomenal norvegjez, Jakob Ingebrigtsen vendosi dy rekorde botërore mbrëmë (e enjte) gjatë një gare të vetme në turin e brendshëm Botëror të Atletikës.
Ingebrigtsen (24 vjeç), i cila është kampioni olimpik në fuqi në 5000 metra, është mbajtësi aktual i rekordeve botërore në 1500, 2000 dhe 3000 metra.
Mirëpo, mbrëmë ai arriti të thyejë dy rekorde botërore njëkohësisht, në një garë. Në Lievin, Francë, ai vendosi rekorde në ‘mile’ dhe 1500 metra njëkohësisht.
Watch it all unfold 👀
Jakob Ingebrigtsen’s full world record race in the men’s mile at the @Meeting_Lievin 😮💨#WorldIndoorTour pic.twitter.com/Bv7RzfbgoW
— World Athletics (@WorldAthletics) February 13, 2025
Gjatë garës fituese, ai vrapoi miljen (1,609 metra) në 3:45.14, duke thyer rekordin e amerikanit Yared Nuguse prej 3:46.63.
Në të njëjtën garë, ai theu rekordin botëror për 1500 metra me kohën 3:29.63, duke tejkaluar rekordin e tij botëror në ambiente të mbyllura (3:30.60) të vendosur në të njëjtin vend tre vjet më parë.
🇳🇴Jakob Ingebrigtsen breaking TWO WORLD RECORDS in the same race!
3:29.63 – 1500m
3:45.14 – Milepic.twitter.com/71Dw9ODyWO— Travis Miller (@travismillerx13) February 13, 2025
“Ndihem mahnitshëm, e gjithë kjo ndodhi në Lievin. Jam shumë i lumtur sepse duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë garës. Është e vështirë, por ia vlen”, ka thënë norvegjezi pas arritjes së tij të madhe.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordeve në distancën e miljeve, Yared Nuguse, uroi Ingebrigtsen për këtë arritje të jashtëzakonshme me mesazhin: “Urime. Ndonjëherë ju fitoni, ndonjëherë humbni. U deshën pesë ditë”. /Telegrafi/